logo
  • Appointment by Phone
    (201) 384-7333
  • Book Appointment Online

1.Reth “NJ Eye Center” (Qendrës Së Shërbimit të Syve në NJ)
2.Shërbimet Tona
3.Sigurimi (Insurance)
4.Dyqani Optik
5.FAQs
6.Na Kontaktoni

1.Reth “NJ Eye Center” (Qendrës Së Shërbimit të Syve në NJ)

E themeluar në vitin 1972 prej Dr. Joseph Dello Russo, “NJ Eye Center” është zvhilluar së tepërmi duke u berë një qendër shumë disiplinore me një nga ndërtesat fillestare për sherbimin e syve në New Jersey. Dr. Dello Russo një pionier në fushën e oftalmologjisë dhe ka qënë i pari doktor ne North East (1978) që ka kryer operacionin e katarakt (perdes në sy) në një godine jashte nje ndertese spitalore, e cila eshte nje qendër private kirurgjikale e bukur dhe e pajisur më së miri . Që atëherë, qendrat kirurgjikale ambulatore për pacientët u bënë standard I nje kujdesi cilesor.

Sot, “NJ Eye Center” drejtohet prej drejtorit ekzekutiv Dr. James Dello Russo dhe mburret për një staf të plotë ophthatlmic që përfshin Optometristet për shërbime të përgjithshme të syrit, një specialist per glaukomen dhe një specialist për retinën me qender te vemendjes në zonën e problemeve diabetike te syrit dhe te përkeqesimit te syrit si pasoje e moshes.

Qëndra jonë kryesore kirurgjikale ka në stafin e saj kirurgë të perdes se syrit, infermier(e) te kualifikuar për dhomat e operimit dhe anesteziste te kualifikuar (board- certified) të cilët kryejnë operacione të katraktit(perdes së syrit) si dhe ndërhyrje të përgjithshme të syrit . Një dyqan optik me një përzgjedhje moderne të syzeve sipas pershkrimit perkates, syze dielli dhe lente kontaktuese është në dispozicion në katin e parë të qendrës.

2.Shërbimet Tona

Kontrolli I Shikimit dhe Syrit në Përgjithësi

Kontrollet periodike të shikimit dhe të syrit janë një pjesë e rëndësishme e kujdesit parandalues për shëndetin. Shumë probleme të shikimit dhe të syrit nuk kanë shenja të qarta apo simptoma dhe pacientet nuk kanë dijeni për problemet që ekzistojne derisa problemet acarohen në një shkalle tjeter. Diagnozat e hershme edhe trajtimi I syve dhe problemeve të shikimit nga doktoret tone ne NJ Eye Center mund të japi mundësinë per një kujdes me te mire te shikimit dhe të syve. Në raste të vecanta, ky kujdes mund të parandaloje humbjen e shikimit. Shënjat dhe simptomat individuale të pacientëve, së bashku me gjykimin profesional të doktorëve tane, ndikojne rrënjësisht per llojet e testeve që ne rekomandojmë për të kryer.

Operacioni I Perdes së Syrit

Pacientët që janë diagnostikuar me perden ne sy duhet të kryejne operacion të perdes së syrit për të permirësuar shikimin. Operacioni I perdes së syrit është një nga operacionet e kryera me se shpeshti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ka nje ritem shumë të lartë suksesi. Nëqoftëse dyshoni apo jeni diagnostikuar me perde ne sy , doktorët tanë ne Qendren Ambulatore Kirurgjikale ne NJ Eye Center mud tju ndihmojne, duke u vene ne perdorim sallat tona moderne kirurgjikale.

Trajtimi i Thatësise Se Syrit

Sindroma e thatesis së syrit është një problem shumë i zakonshem, vecanerisht në pacientët më të moshuar. Afërsisht 50 % e të rriturve Amerikanë ne menyre rutine përjetojnë simptoma të thatesise se syve. Ndërsa ilacet me pika për syrin janë te përhershme në dispozicionin tuaj, kjo zgjidhje nuk është zgjidhja më e përshtatshme për shumicen e pacienteve. Në fakt, disa ilace qe presupozohen për të lehtësuar simptomat e thatësise se syrit mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj. Nëse keni simptoma të syrit të thatë, është e rëndësishme që të lëni nje orar takimi në zyrën tonë. Doktorët tonë do shqyrtojnë rastin tuaj dhe do iu rekomandojnë një trajtim të duhur të thatësise se syrit në mënyrë që të keni përsëri një shikim të rehatshëm dhe normal.

Sindroma e syrit të thatë është një rast ku siperfaqja e syrit ka një mungesë kronike te lubrifikimit dhe lagështise. Simptomat kryesore janë thatësi e vazhdueshme, kruarje sysh, një ndjesi djegie, skuqje sysh dhe/ose ndjenjen se keni nje trup te huaj në syrin tuaj.

Trajtimi I GlaukomësGlaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkakton dëme optike nervore. Nervi optik permban imazhe nga retina, e cila është një pjesë lidhese e specializuar e ndjeshmërisë të dritës në tru, me anë të së cilës ne shohim. Në glaukoma, presioni i syrit luan një rol në dëmtimin e fibrave delikate nervore të nervit optik. Kur një numër i caktuar i fibrave nërvore janë dëmtuar, pika qorre zhvillohen në fushën e shikimit. Ne momentin kur dëmtimi nervor dhe humbja vizuale ndodhin, ato janë të përhershme. Shumë njerëz nuk i vëjnë re keto zona qorre derisa vjen nje kohe kur pjesa me e madhe e nervit optik është dëmtuar. Nëqoftëse nervi është dëmtuar plotësisht, ne kete rast ndodh humbja e shikimit. Glaukoma është shkaktorja kryesore e verbërisë në botë, vecanërisht për njerëzit e moshuar. Zbulimi i hershem dhe trajtim i glaukomas nga doktorët janë pika kyce për parandalimin e dëmtimit të nervit optik dhe humbjes së shikimit nga glaukoma.

Përkeqësimi Makular Përkeqësimi Makular nëpërmjet moshes (AMD) është një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit dhe verbërisë në njerëzit me moshë më të madhe se 50 vjec. Dëmtimi i retinës që ndodh si rezultat i përkeqësimit makular rezulton në humbjen e shikimit në qëndër të fushës vizuale, e cila mund të shkaktojë vështirësi në lexim dhe/ose njohjen e fytyrave. Në mënyrë tipike pacientët tone ruajnë shikim periferik të mjaftueshem për tu angazhuar në aktivitet e tyre të përditëshme.

3.Sigurimi (Insurance)

Sigurimi ShëndetësorNe pranojmë sigurimet shëndetësore te meposhtme:

  • AETNA
  • BCBS (Ne nuk pranojme “Advance”)
  • United Health Care
  • Oxford Health Plans
  • CIGNA
  • MEDICARE
  • GHI/Emblem Health (vetëm nëse ju keni perfitime jashtë sherbimit “out-of-network”)
  • QUALCARE
  • AARP
  • Empire
  • 1199
  • AmeriHealth
  • Multiplan
  • Medicare Advantage Plans
  • UMR
  • Dhe Më Shumë!

TE GJITHA HMO’S DUHET TË SHOQEROHEN ME NJË REFERIM!

Ne pranojmë sigurimet shëndetësore te meposhtme:

  • VSP
  • EYEMED
  • DAVIS VISION
  • SUPERIOR VISION

4.Dyqani Optik

Në katin e parë të ndërtesës sonë ndodhet dyqani optik I cili sherben klientët me sherbimin e nevojshem brënda ditës- i vetmi ne Bergen County, NJ! Ekipi jonë është trajnuar për ti siguruar cdo klienti kujdesin dhe sherbimin personal ballë për ballë. Ne mirëpresim klientë të rinj të cilët kanë kërkesa për syze optike apo syze djelli të modës të re dhe iu ofrojme skeletë me çmime të arsyeshme si dhe llojë luksoze si D&G, Coach, Gucci, Prada dhe Versace. Lentet kontaktuese të të gjitha llojeve janë të gatshme për juve, duke përfshire lentet një përdorimshme, lentet torike për ata që vuajnë nga shikimi i turbullit dhe lentet me dy vatra.

Në qoftëse jeni një pacient i New Jersey Eye Center dhe keni nëvojë për lente kontaktuese apo syze djelli sipas pershkrimit, ndaloni në dyqanin tonë para se të dilni nga ndërtesa. Çdo klient shërbehet nga një shoqërues specialist optik i cili do ju pyes në lidhje me stilin tuaj dhe nevojat tuaja personale përpara se tu ofroj opsionet perkatese për syze të reja. Me mijera lloj syzesh për të zgjedhur atje, ka diçka për gjithësecilin. Pasi ju zgjidhni syzet tuaja, një nga specialistët tonë do ju marrë masat për skeletin e syzeve të përshtatshme. Specialistët tonë kujdesen që çdo klient të largohet i kënaqur.

5.FAQs

Çrregullime të Përgjithshme për Syte

Doktorët në New Jersey Eye Center i inkurajojnë pacientët për të kryer ekzaminimet rutinore të syrit, sepse zbulimi i hershëm i çrregullimeve të mundshme rrit mundësinë e një rezultati pozitiv.

  • Degjenerim Makular
  • Retimopotia Diabetike
  • Allergic Conjunctivitis – konjuktivitet alergjikeAnterior Uveitis

Lentet Kontaktuese Ju ftojmë të keni kënaqësinë të provoni lentet kontaktuese ne ambientet e dyqanit tonë në New Jersey Eye Center. Me qindra përzgjedhje të lenteve kontaktuese në treg, ne duam të sigurohemi të gjejme zgjidhjen më të mire për nevojat e çdo pacienti. Lentet Kontaktuese të te gjitha llojeve janë të gatshme, duke përfshire lentet një përdorimshme, lentet torike për ata që vuajnë nga shikimi I turbullit, dhe lentet me dy vatra (bifocal). Ne mund të sigurojmë lente të përshtatshme për ata që kanë nevojë për lente speciale për shikimin e turbullit dhe semundjet korneale. Klikoni këtu për informacionin të mëtejshëm për lentet kontaktuese ose vizitoni faqen e Dyqanit Optik.

Qendrat Kirurgjikale Ambulatore për Pacientët e Jashtëm

Në sajë të vizionit dhe punës vetmohuese te themeluesit tonë Dr. Joseph Dello Russo, The New Jersey Eye Center ka një ndërtesë oftalmike të shërbimit special që siguron një ambient të sigurtë dhe të kënaqshëm për të gjithë pacientët dhe anëtarët e familjes që dëshirojnë të plotësoikejnë kërkesat e tyre oftalmike. Qëndra jone bën përpjekje të madhe për të arritur nevojat psikologjike, fiziologjike dhe sociale të pacientëve që kryejn operacione oftalmike me qëllim që të arrijnë shërimin e mundshëm dhe në maksimum të pacientit.

Qëndra jonë ambulatore kirurgjikale është e akredituar njekohësisht nga Medicare dhe Accreditation Association for Ambulatory Healthcare (AAAHC), gje qe I dha asaj një rezultat të përkryer përsëri këtë vit. Është e rëndësishme për të shenuar që ky akreditacion është një dëshmi e pëkushtimit te vazhdueshëm për të siguruar nivel sa më të lartë të kujdesit cilësor për pacientët tonë dhe nënshkruan arritjen e standartëve në bazë kombëtare.

 

6.Na Kontaktoni

New Jersey Eye Center, P.A.

1 N Washington Ave.
Bergenfield, NJ 07621

Në cep të North Washington Avenue dhe East Main Street

Kontakte & Mediat Sociale

Na telefononi ose na dërgoni një mesazh!

Numri Telefoni: (201)384-7333

E-mail: info@njeyecenter.com

www.Facebook.com/njeyecenter

www.Twitter.com/njeyecenter

www.Google.com/njeyecenter